Aktakuzë ndaj dy personave në Prizren për kultivim të kanabisit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin për përfshirje në kultivimin e bimëve të kanabisit.

Sipas aktakuzës, të dy të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, sipas nenit 172, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj të pandehurit N.G. është ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas nenit 366 të të njëjtit kod.

Sipas dosjes së Prokurorisë, më 9 tetor 2025, gjatë një kontrolli të realizuar nga organet e rendit në Prizren, në pronën e të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar bimë kanabisi të kultivuara. Ekspertiza forenzike ka konfirmuar se bimët përmbanin substancën narkotike kanabis-marihuanë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe 19,900 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm i kultivimit të narkotikëve.

Po ashtu, gjatë kontrollit të veturës së të pandehurit N.G. janë gjetur dhe sekuestruar 65 fishekë, në kundërshtim me ligjin për armët.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit në fuqi.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika