64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 persona të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku.

Sipas raportit ditor të policisë, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident me pasojë vdekjen, ndërsa 25 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar. Në 39 raste të tjera janë raportuar vetëm dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka vazhduar aktivitetet për rritjen e sigurisë në trafik, duke shqiptuar 2.225 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Raporti 24-orësh tregon po ashtu se janë arrestuar 17 persona për vepra të ndryshme. Aktualisht, në mbajtje ndodhen 9 persona, ndërsa nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor.

Autoritetet vazhdojnë të apelojnë për kujdes të shtuar në rrugë dhe respektim të rregullave të komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika