Fushata prej 10 ditësh për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit ka nisur më 28 maj e do të zgjasë deri më 7 qershor në orën 7 të mëngjesit, kur do të hapen qendrat e votimit.
Lëvizja Vetëvendosje do ta nisë pasditen me tubim zgjedhor në Drenas, duke vazhduar më pas në Skënderaj dhe duke e përmbyllur ditën me tubim në Mitrovicë.
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë tubime në Dragash, Prizren dhe Rahovec, ku pritet të prezantojë programin e saj para qytetarëve.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë takime elektorale në Vushtrri, Podujevë dhe Prishtinë, në kuadër të ditës së tetë të fushatës.
Sipas agjendës së publikuar, tubimet do të zhvillohen sipas këtij orari:
Lëvizja Vetëvendosje
- 16:00 – Drenas (Shtëpia e Kulturës)
- 17:30 – Skënderaj (Restoranti “Freskia”)
- 19:30 – Mitrovicë
Partia Demokratike e Kosovës
- 17:00 – Dragash (Bresanë, oborri i shkollës)
- 18:30 – Prizren (Sheshi Shadërvan)
- 19:30 – Rahovec (Parku i qytetit)
Lidhja Demokratike e Kosovës
- 18:00 – Vushtrri
- 19:30 – Podujevë
- 20:30 – Prishtinë