Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka deklaruar se mbështetja e qytetarëve në Llap po dëshmon se koha për ndryshim ka ardhur dhe se qytetarët janë mobilizuar për t’i dhënë fund krizës në vend.
Haxhiu permes nje postimi ne “Facebook” tha se energjia, entuziazmi dhe përkrahja e madhe e qytetarëve po e forcojnë bindjen se PDK-ja do të sjellë ndryshimin e kërkuar.
“Llapi është ngritur në këmbë për me ndal krizën. Energjia, entuziazmi dhe mbështetja e jashtëzakonshme e qytetarëve po dëshmojnë se koha për ndryshim ka ardhur”, ka deklaruar ai.
Sipas Haxhiut, qytetarët janë të vendosur të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën përmes ndryshimit politik.
“Bashkë, më të vendosur se kurrë, për t’i dhënë fund krizës, me ba ndryshimin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën. Faleminderit për besimin, përkushtimin dhe mobilizimin e madh. Fitorja vjen nga puna, vizioni dhe uniteti ynë”, është shprehur kandidati i PDK-së.
Ai e ka përmbyllur mesazhin e tij me thirrjen: “STOP KRIZËS, NDRYSHO KOSOVËN!”, slogan me të cilin PDK po zhvillon fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit.
