MPB i reagon Daut Haradinajt: Rankoviq është qytetare e Kosovës që nga viti 2001, Bojoviq i regjistruar që nga viti 2007

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj deklaratave të kandidatit për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, të bëra Debat Plus, ku ai tha se dy shtetas serbë kanë përfituar shtetësinë e Kosovës.

MPB ka sqaruar se Milovan Bojoviq dhe Suzana Rankoviq janë regjistruar në regjistrat civilë shumë vite më parë, përkatësisht në vitet 2007 dhe 2001, dhe se rastet e tyre nuk kanë asnjë lidhje me Ligjin e ri për Shtetësinë.

Sipas ministrisë, Bojoviq ka poseduar dokumente të UNMIK-ut dhe letërnjoftim të Kosovës që nga viti 2011.

“Sipas të dhënave zyrtare, Milovan Bojović është regjistruar për herë të parë në vitin 2007 dhe ka qenë posedues i dokumenteve identifikuese të UNMIK-ut. Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës e ka marrë në vitin 2011. Që nga ajo kohë, ai nuk ka realizuar asnjë shërbim përmes sistemit të Gjendjes Civile.  Gjithashtu, vlen të theksohet se i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës më 8 prill 2016. Fillimisht ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit, mirëpo më pas Gjykata e Apelit kishte vendosur ndërprerjen e kësaj mase, duke mundësuar lirimin e tij. Pas lirimit, ai ishte larguar nga territori i Republikës së Kosovës nga Policia e Kosovës”, thuhet nga ministria.

Ndërsa, Rankoviq thuhet se është qytetare e Kosovës dhe ka konvertuar dokumentet e UNMIK-ut në dokumente të Republikës së Kosovës në vitin 2015.

MPB ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimin se Suzana Rankoviq është vajza apo mbesa e Aleksandër Rankoviqit dhe u ka bërë thirrje akterëve politikë që të verifikojnë faktet para deklarimeve publike.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika