Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e votës dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Pas votimit, Hamza ftoi qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre politike.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. I ftoj ta ushtrojnë të drejtën për votë sipas bindjeve të tyre politike, të votojnë në mënyrë të qetë, të lirë dhe demokratike”, deklaroi Hamza.
Ai theksoi se dita e zgjedhjeve është e rëndësishme për përcaktimin e drejtimit që do të marrë vendi në vitet e ardhshme.
“Ditë e bukur, ta shfrytëzojnë këtë ditë të bukur e të dalin të votojnë. Ne sot vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme”, u shpreh Hamza.
Kandidati i PDK-së tha se pret një proces të rregullt zgjedhor dhe pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në vendimmarrjen për të ardhmen e Kosovës.