DnV-ja: 12 raste të fotografimit të votës, qytetarët mos ta bëjnë se ndiqen penalisht

Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e radhës lidhur mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Eugen Cakolli, nga DnV-ja, bëri të ditur se deri në mesditë procesi i votimit është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente që do të ndikonin në ecurinë e procesit zgjedhor, njofton Dukagjini.

“Bazuar në gjetjet e raportimit nga vëzhguesit tanë në terren, deri në mesditë, që nga hapja e vendvotimeve, procesi në nivel vendi është duke rrjedhur qetë dhe po karakterizohet nga një respektim i kënaqshëm i rregullave përkatëse, dhe nuk është raportuar për asnjë incident që do të ndikonte në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, tha Cakolli.

Cakolli, mes tjerash, bëri të ditur se deri në ora 12:00 kanë ndodhur 12 raste të fotografimit të votës në 10 vendvotime teksa u bërë thirrje qytetarëve të mos e bëjnë këtë.

“Deri në ora 12:00 nga ekipet në terren kemi marrë vesh se kanë ndodhur 12 raste të fotografimit të votës në 10 vendvotime. Trendi është i njëjtë si në zgjedhjet e dhjetorit, por ua rikujtojmë qytetarëve se fotografimi i votës përbën raste penale dhe do të ndiqen nga Prokuroria. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos e bëjnë publike votën e tyre”, u shpreh Cakolli.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika