Anulohet papritur takimi Kurti–Ulutaş, KFOR-i: U anulua për “rrethana të paparashikuara”

Takimi i paralajmëruar për sot pasdite mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, nuk është zhvilluar.

KFOR-i ka konfirmuar anulimin e takimit, duke bërë të ditur se shkak kanë qenë “rrethana të paparashikuara”, pa dhënë hollësi të tjera lidhur me arsyet.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka theksuar se komandanti i KFOR-it vazhdon të mbajë kontakte të ngushta me partnerët, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Takimi Kurti–Ulutaş ishte paralajmëruar më herët gjatë ditës nga vetë kryeministri në detyrë, në kohën kur po diskutohet çështja e hapjes së plotë të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Kurti kishte deklaruar se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për këtë çështje, duke thënë se ura nuk duhet të vazhdojë të mbetet e mbyllur për qarkullim të plotë.

Ai kishte paralajmëruar se këtë temë do ta diskutonte edhe në takimin e planifikuar me komandantin e KFOR-it.

Kurti: Pasditen e sotme takohem me Ulutashin për hapjen e Urës së Ibrit

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika