Nis numërimi i votave, publikohen shifrat e para nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para preliminare pas nisjes së numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 19:39, janë përpunuar 72 nga gjithsej 2,498 vendvotime, ose 2.88 për qind e tyre. Deri më tani janë numëruar 9,680 vota.

Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje po prin me 34.18 për qind të votave, që përkthehet në 3,071 vota.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 19.95 për qind, ose 1,793 vota.

Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 14.76 për qind të votave, përkatësisht 1,326 vota.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 6.59 për qind, që përkthehet në 592 vota.

Të fundit nga rubrika