Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka vlerësuar procesin zgjedhor në Kosovë, duke e cilësuar atë demokratik dhe gjithëpërfshirës.
Në një reagim në rrjetin social X, Kallas ka thënë se zgjedhjet kanë hapur rrugën për tejkalimin e një bllokade politike që ka zgjatur më shumë se një vit.
Ajo u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që të veprojnë në mënyrë konstruktive për të mundësuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.
Kallas ka theksuar gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar atë si thelbësor për rrugën evropiane të Kosovës dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse të Kosovës hapin derën për të kthyer faqen pas më shumë se një viti bllokimi politik. Udhëheqësit politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë. Progresi në dialogun Beograd-Prishtinë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbeten thelbësore për avancimin në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Kosovo’s democratic and inclusive election opens the door to turn the page after more than a year of political deadlock.
Political leaders now need to engage constructively to ensure the swift formation of government.
Progress in the Belgrade-Pristina Dialogue and the…
— Kaja Kallas (@kajakallas) June 8, 2026
LEXO EDHE:
Kos bën thirrje për kompromis politik pas zgjedhjeve në Kosovë