KQZ: Përfundon verifikimi dhe numërimi në 13 QKN, procesohen mbi 55 për qind vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se po vazhdojnë aktivitetet e verifikimit dhe numërimit të votave në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor 2026.

Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën në orën 09:00, procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në 13 Qendra Komunale të Numërimit (QKN).

Deri në këtë fazë janë procesuar 1,379 nga gjithsej 2,498 vendvotime në nivel vendi, që përbën 55.20 për qind të vendvotimeve.

QKN-të që kanë përfunduar plotësisht procesin janë Juniku, Shtërpca, Hani i Elezit, Parteshi, Mamusha, Zubin Potoku, Zveçani, Kllokoti, Novobërda, Obiliqi, Shtimja, Ranillugu dhe Mitrovica e Veriut.

Ndërkohë, procesi i verifikimit dhe numërimit po vazhdon në 25 komuna të tjera, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Ferizajn, Gjakovën, Pejën, Gjilanin, Podujevën dhe Mitrovicën e Jugut, ku ende mbetet një numër i konsiderueshëm vendvotimesh për t’u procesuar.

KQZ ka bërë të ditur gjithashtu se paralelisht me aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon vlerësimi i mbi 7 mijë pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës.

Procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim deri në përfundimin e plotë të të gjitha procedurave zgjedhore dhe certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika