Jashari: Partitë duhet të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse për institucione stabile

Avokati Arbër Jashari ka vlerësuar se partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse tani pas zgjedhjeve, në mënyrë që Kosovës t’i sigurohen institucione stabile për katër vitet e ardhshme.

Në emisionin FIVE, Jashari tha se një nga zgjidhjet do të ishte një koalicion i gjerë që do të përfshinte marrëveshje edhe për tri pozitat kryesore shtetërore.

Sipas tij, nëse partitë veprojnë vetëm me logjikën e sigurimit të numrave për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë, ekziston rreziku që të përsëritet situata politike e krijuar pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Partitë duhet të ulen dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ose të behet një koalicioni madh ku përfshihet tri pozitat kyçe që endit ti japin institucione stabile në katër vitet e ardhshme. Nëse nisën me logjiken se i kemi numrat për ta bërë Kuvendin e Qeverinë prapë mund të përsëritet situata e njëjtë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Çdo variant është i provuar”, ka deklaruar ai.

Jashari u shpreh se aktualisht nuk po sheh mobilizim të mjaftueshëm të partive për arritjen e një marrëveshjeje politike, duke shtuar se nuk ka rëndësi nëse fillimisht zgjidhet qeveria apo presidenti, por rëndësi ka që të ketë konsensus për krijimin e institucioneve funksionale.

“Partitë politike po humbasin kohë nuk ka mobilizim për marrëveshje”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika