Përparim Gruda nga PDK-ja, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit kanë qenë një vendim i qytetarëve për të mos i dhënë pushtet të plotë Lëvizjes Vetëvendosje.
Në Debat Plus, Gruda tha se shoqëria, sipas tij, ka zgjedhur të mbetet vend demokratik duke mos lejuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të formojë i vetëm qeverinë.
Ai u shpreh se edhe me votat e diasporës, Vetëvendosje mund të ketë vështirësi për të arritur numrin e nevojshëm të deputetëve për krijimin e qeverisë.
Sipas Grudës, votat e diasporës kësaj here do të sjellin rezultat të ndryshëm.
“Më 7 qershor kemi pasur me zgjedh a duam të vazhdojmë të mbesim vend demokratik apo do të bëhemi vend autoritar me ia dhënë krejt pushtetin Kurtit, shoqëria përkundër që kemi humbur vota, ka zgjedh mbet vend demokratik duke e ulë Albin Kurtin edhe duke i pamundësuar ta bëjë qeverinë vetë. Unë besoj se edhe me votat e diasporës e ka problem me arrit te 52-3 deputet aq sa i duhen ta bëj qeverinë. Votat e diasporës do të dalin ndryshe kësaj here”, ka deklaruar ai.