Arrestohet një i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Deçan

Foto ilustrim

Është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pas një shpërthimi të ndodhur në fshatin Strellc i Epërm në Deçan.

Sipas Policisë së Kosovës, më 9 qershor,  Stacioni Policor në Deçan ka pranuar informatë për një shpërthim në oborrin e një shtëpie, ku menjëherë kanë dalë njësitet policore në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar viktimën.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë veprimet hetimore, ndërsa pas një pune intensive të hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime, më 10 qershor 2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari lidhur me rastin.

I dyshuari, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika