Bytyqi: Kurti duhet të bëjë një kompromis, koalicion qeveritar ose një president konsensual

Analisti Ardian Bytyçi ka vlerësuar se në situatën aktuale politike në Kosovë, kryeministri në detyrë Albin Kurti duhet të ulet seriozisht me partitë opozitare, veçanërisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të arritur një marrëveshje politike që mund të çojë drejt krijimit të institucioneve.

Duke folur në Debat Plus, Bytyçi tha se kompromisi mes partive duhet të përfshijë ose pjesëmarrjen e LDK-së në qeveri, ose një marrëveshje për një president konsensual.

“Prandaj gjatë kësaj kohe kryeministrit Kurti duhet të ulet me partitë politike, kësaj here seriozisht me LDK-në, në mënyrë që ta bëjë një kompromis, që nënkupton një koalicion. Qoftë pjesëmarrje të LDK-së në qeveri, qoftë për një emër konsensual për president. Ky emër konsensual që ne mund të themi e përjashton Vjosa Osmanin. Dhe në lojë mund të futen dy akterë të subjekte politike në këtë rast Lumir Abdixhiku nga LDK-ja ose Bedri Hamza nga PDK-ja që të jetë president i vendit”, ka thënë Bytyqi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika