VV-ja dominon votat e diasporës në përfaqësitë diplomatike, PDK-ja e dyta

Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike po vazhdon, ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë një epërsi të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas të dhënave të përditësuara në ora 12:05, janë procesuar 13 nga gjithsej 47 vendvotime në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, që përbën 27.66 për qind të totalit.

Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 6,482 vota, apo 83.82 për qind të votave të numëruara deri më tani.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 579 vota ose 7.49 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 462 vota, që përbëjnë 5.97 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 124 vota, apo 1.60 për qind.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika