Murati: Javën e ardhshme nisin pagesat për punëtorët e sektorit privat, në proces edhe verifikimi i studentëve

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se komisionet vlerësuese kanë nisur shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, që kanë të bëjnë me mbështetjen për punëtorët e sektorit privat dhe studentët.

Sipas Muratit, komisioni përgjegjës për masën e sektorit privat është në fazën përfundimtare të shqyrtimit të aplikimeve, ndërsa pagesat për përfituesit pritet të ekzekutohen në fillim të javës së ardhshme, përkatësisht të hënën.

Ai ka bërë të ditur se procesi i verifikimit po vazhdon edhe për studentët që kanë aplikuar për mbështetje financiare. Sipas tij, komisioni do ta përfundojë punën pasi të pranojë konfirmimet e nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë për statusin e aplikuesve.

Murati ka theksuar se qytetarët do të njoftohen me kohë sapo të finalizohen listat e përfituesve dhe të jenë gati për ekzekutimin e pagesave. Ai e ka mbyllur njoftimin me mesazhin: “Qeveria për të gjithë!”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika