10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Për pesë muaj të vitit 2026, në Klinikën Infektive janë regjistruar dhjetë raste të reja me infeksionin HIV, numër ky në rritje krahas viteve paraprake. Dy pacientë vdiqën nga sëmundja e dy janë të hospitalizuar, ndërkaq është rritur numri i testimeve vullnetare.

Më shumë raste të infektimit me HIV janë shënuar në dy vitet e fundit në Kosovë, dhe kështu është situata edhe në këta muajt e parë të 2026-s.

Sipas infektologëve, janë të regjistruara dy vdekje nga ky infeksion, meqë trajtimin e kanë nisur në fazën e fundit të sëmundjes.

Vetëm deri në javën e tretë të muajit maj të këtij viti, në Infektivë u konfirmuan 10 raste pozitive me infeksionin HIV/AIDS, ndërkaq dy pacientë po trajtohen në repartin “A” të Klinikës Infektive.

“Gjatë këtij pesë mujori, i kemi gjithsej 10 raste të reja, që krahasuar me vitet paraprake, duke përjashtu vitin e parafundit, numri është në rritje se edhe në vitin 2025-të kemi pas gjithsej 34 raste të reja që është numër i lartë”, ka theksuar Hatixhe Gashi, infektologe.

Por, pozitive thotë Gashi, është se ka rritje të numrit të testimeve vullnetare.

“Ka rritje të numrit të testimeve që po bëhen se pak popullata është vetëdijsu sidomos grupet me rrezikshmëri të lartë apo target grupet ato vijnë vetë testohen, punohet tre herë në javë në zyrën për testim në kuadër të klinikës Infektive”, ka theksuar ajo.

Në një përgjigje për Dukagjinin, nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike bën të ditur numrin e testimeve që u kryen vitin paraprak.

“Grumbullimi i të dhënave për testim në HIV bëhet në baza vjetore. Sipas të dhënave të IKShPK-së, gjatë vitit 2025 janë raportuar 8,034 testime për HIV. Sipas të dhënave të mbikëqyrjes epidemiologjike nëpër vite vërehet rritje e rasteve nga viti 2022.”

Në vitin 2024 u regjistruan 34 raste e në 2025-n, 37 raste të raportuara pozitive me HIV/AIDS./TVDukagjini

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika