Kabashi-Ramaj: PDK s’ka vija të kuqe, por s’kemi asgjë të përbashkët me VV-në

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi-Ramaja, ka deklaruar se partia e saj mbetet e përkushtuar ndaj institucioneve të Kosovës dhe e hapur për diskutime me partitë shqiptare pas zgjedhjeve, por ka theksuar se aktualisht ekzistojnë dallime me Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke folur për mundësinë e bashkëpunimeve politike në periudhën paszgjedhore, Kabashi-Ramaja tha se PDK-ja nuk ka pasur asnjëherë vija të kuqe ndaj partive shqiptare dhe se është e gatshme të diskutojë.

“PDK-ja gjithmonë do të jetë institucionaliste, do t’i respektoj institucionet e Kosovës. Është e hapur për diskutime, vija të kuqe me parti shqiptare nuk kemi pas. Mirëpo, fatkeqësisht nuk kemi, siç po e shohim, asgjë të përbashkët me formën si funksionin VV-ja, as me qëndrimet e tyre, qoftë karshi institucioneve, qoftë karshi histori”, ka thënë Kabashi-Ramaj.

Sipas rezultateve të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në procesimin e 2,638 nga 2,857 vendvotime, Lëvizja Vetëvendosje prin me 342,890 vota apo 45.43 për qind, që aktualisht përkthehen në 51 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet PDK-ja me 152,042 vota apo 20.14 për qind dhe 23 ulëse, ndërsa LDK-ja ka siguruar 129,376 vota apo 17.14 për qind, që i japin 19 ulëse. AAK-ja ka marrë 52,269 vota apo 6.92 për qind, duke siguruar shtatë ulëse.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika