Numërimi i votave me postë drejt fundit, si renditen partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e përditësuara të votimit me postë në zgjedhjet në Kosovë, ku janë procesuar 175 nga 223 vendvotime, apo 78.48% e totalit.

Sipas të dhënave të publikuara më 16 qershor, ora 17:50, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë bindshëm me 72.17% të votave, që përkthehen në 45,731 vota.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.61% apo 7,990 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 8.11% ose 5,139 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 4.43% të votave, përkatësisht 2,805 vota.

Ndërkohë, sipas rezultateve të përgjithshme të publikuara me 95.20% të vendvotimeve të procesuara (2,720 nga 2,857), Lëvizja Vetëvendosje prin me 52 ulëse dhe 46.49% të votave (364,166 vota), e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22 ulëse dhe 19.71% (154,341 vota).

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 19 ulëse dhe 16.89% (132,260 vota), ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7 ulëse dhe 6.80% (53,280 vota).

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika