Suspendohet Kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhala

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka suspenduar Kryeprokurorin e Gjakovës, Ramiz Buzhala, i cili dyshohet se i ka shpërndarë pyetjet e testit për "bashkëpunëtor profesional". Ndërsa, vendimi është marrë me kërkesën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Ramiz Buzhala, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala, është suspenduar të enjten me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Përmes një komunikate për media, KPK-ja njofton se vendimi është marrë me kërkesën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

“Me kërkesë të U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi, Jetish Maloku, ka mbajtur sot takim urgjent për të diskutuar lidhur me rastin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala”.

“Gjatë këtij takimi, Këshilli Prokurorial ka themeluar panelin hetimor për zhvillimin e procedurës disiplinore ndaj Kryeprokurorit Buzhala. Gjithashtu, KPK ka marrë vendim për suspendimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala”, thuhet në njoftim.

Pas suspendimit të Kryeprokurori Buzhala, Këshilli Prokurorial njofton se ka marrë vendim për caktimin e prokurorit, Enis Gashi, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

“Po ashtu, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, pas anulimit të konkursit ka filluar procedurën disiplinore ndaj anëtarëve të komisionit përzgjedhës të shërbimit civil për zhvillimin e procedurës së rekrutimit, për pozitën Bashkëpunëtor profesional për Prokuroritë Themelore në Gjakovë, Prizren dhe Pejë”.

Ky suspendim vjen një ditë pasi KALLXO.com publikoi videon në të cilën Buzhala dyshohet se shpërndau pyetjet e testit për bashkëpunëtor profesional.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika