Ferati: Është joetike të kërkosh dorëheqje pa marrë përgjegjësi vetë

Kryetari i Komunës së Istogut dhe njëkohësisht sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, ka reaguar lidhur me kërkesat e disa degëve të partisë për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ferati ka theksuar se përgjegjësia e një kryetari dege, i cili është edhe kryetar komune, është direkte dhe lidhet ngushtë me rezultatet zgjedhore, duke filluar nga niveli lokal i organizimit politik dhe ekzekutiv.

Sipas tij, struktura e degës dhe ekzekutivi komunal janë të ndërlidhura me proceset zgjedhore, si ato lokale ashtu edhe ato nacionale, dhe për këtë arsye përgjegjësia nuk mund të zhvendoset tek të tjerët.

Ai ka shtuar se, nga pikëpamja morale dhe politike, do të ishte më e drejtë që fillimisht vetë kryetarët e degëve të japin dorëheqje, para se të kërkojnë largimin e kryetarit të partisë.

“Përgjegjësia e një kryetari të degës, që është kryetar komune është direkte. Është direkte dhe fillon prej aty. Se është struktura e degës, është ekzekutivi komunal, që janë në funksion të zgjedhjeve qofshin ato lokale, qofshin ato nacionale… dhe të kërkosh përgjegjësi në përgjegjësinë tënde prej dikujt tjetër është joetike, jo-fer dhe është jashtë rendi të shtëpisë… moralisht do të duhej të fillohej nga vetja (të jepnin dorëheqje)”, ka thënë Ferati në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika