Danas: Pushteti i Vuçiqit po përgatitet ta heq qafe Radoiçiqin pa pasoja, i vyen ende për disa “pune te pista”

Sipas gazetës serbe Danas, pushteti në Serbi po përgatit terrenin për t’u distancuar nga terroristi dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, por vetëm pasi ai të mos i shërbejë më interesave të regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Këtë vlerësim e jep Rada Trajkoviq, kryetare e organizatës joqeveritare “Lëvizja Evropiane e Serbëve nga Kosova”, e cila kritikon ashpër deklaratat e fundit të shefit të grupit parlamentar të Partisë Progresive Serbe (SNS), Milenko Jovanov, i cili e quajti Radoiçiqin “hero të Serbisë”.

Në një intervistë për Danas, Trajkoviq thotë se Jovanov është i vetëdijshëm për akuzat e rënda që rëndojnë mbi Radoiçiqin, duke përmendur faktin se ai ndodhet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dyshohet për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, si dhe për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë dhe vepra të tjera penale.

“Jovanov e di shumë mirë se në fund do ta dorëzojnë. Tani po luajnë një lojë patriotizmi për ta paraqitur si hero, ndërsa në prapaskenë po përgatiten ta heqin qafe pa pasoja politike”, citohet të ketë thënë Trajkoviq.

Sipas saj, deklaratat publike në mbështetje të Radoiçiqit synojnë gjithashtu të provokojnë opozitën serbe që të reagojë, ndërsa pushteti përpiqet të ndërtojë një narrativë patriotike rreth figurës së tij.

“Po përgatiten ta heqin qafe, por ndoshta mund t’u duhet që ai të kryejë edhe ndonjë punë tjetër të pistë për Aleksandar Vuçiq”, deklaron Trajkoviq për gazetën.

Komentet e saj vijnë pas debatit në Kuvendin e Serbisë për ndryshimet në paketën e ligjeve për drejtësinë. Gjatë përplasjes me liderin e Lëvizjes Popullore të Serbisë, Miroslav Aleksiq, i cili e cilësoi Radoiçiqin si kriminel, Jovanov e mbrojti atë duke e quajtur “hero serb”.

Ai pretendoi se Radoiçiq kishte krijuar pasurinë e tij para se të hynte në politikë dhe se kishte zgjedhur të jetonte me serbët në Kosovë, duke shtuar se ai nuk mund të kalojë në territorin e kontrolluar nga autoritetet e Kosovës, pasi, sipas tij, jeta e tij do të ishte në rrezik.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika