Kënduan kundër shtetit të Kosovës, ndalohen disa serbë gjatë “Vidovdanit” në Gazimestan

Kontrolle të ashpra të sigurisë, u bënë në hyrje të manastirit në Gazimestan, aty ku qytetarët serbë të Kosovës cdo 28 qershor ia mësyejnë për të shënuar të ashtquajtrën festa e Vidovdanit.

Por megjithatë, nuk kaloi pa provokimin e disa pjesëmarrësve të cilët kënduan këngë nacionaliste serbe ndaj Republikës së Kosovës, e që u bë edhe arsye që ta detyrojnë Policinë e Kosovës për t’iu vendosur pranga.

E disa të tjerë, ndonëse në konrolle ishin të qetë, por shenja nacionaliste nuk munden të mos tregonin kur hyrën brenda rrethojave ku po mbahej ky manifestim.

Pati nga serbët që refuzuan të përgjigjen për mediat shqiptare.

E ata që zgjodhën të flasin thonë se erdhën për t’i bërë nder traditës së tyre.

“Të gjithë duhet të jemi të durueshëm dhe gjithçka do të vijë në vendin e vet, ngadalë. Kemi ardhur këtu për t’u bërë nder të gjithë paraardhësve tanë, traditës sonë dhe kështu me radhë”.

“Jam serb. Kam ardhur të përulem para heronjve tanë që ranë në Betejën e Kosovës.”

Por fillimisht aktivitetet për “Vidovdanin” filluan në Graçanicë e ku u mbajtë liturgjia fetare tradcionale e tyre.

Festa e ashtquajtur “Vidovdan” shënon zhvillimin e Betejes së Kosovës, ku koalicioni i ushtrive të popujve të Ballkanit pësoi humbje nga Perandoria Osmane./TVDUKAGJINI

Arrestohen 37 serbë për nxitje të urrejtjes gjatë Vidovdanit

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika