I biri i Osman Selmanit: Akuzat ndaj babait janë të pabazuara, ne nuk ishim në Kosovë në atë kohë

Arben Selmani, i biri i Osman Selmanit, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e babait të tij nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Mutivodë disa ditë më parë, duke theksuar se familja e tij nuk ka qenë në Kosovë në periudhën kur pretendohet se është kryer vepra penale.

Në një lidhje telefonike në emisionin “FIVE” në televizionin Dukagjini, Selmani tha se fillimisht familja nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar për arrestimin apo vendndodhjen e babait të tij, i cili aktualisht, sipas tij, ndodhet në burgun qendror në Beograd.

Ai shtoi se Osman Selmani shpesh ka udhëtuar në vendlindjen e tij në Medvegjë, ndonëse familja është shpërngulur në Prishtinë.

“Nuk na kanë dhënë asnjë informatë lidhur me arrestimin, e kanë çuar në Leskovc, atje i kanë thënë se nuk ka departament të këtij krimi dhe duhet me e dërgu në Beograd. Prindi nuk ka pasur asgjë të bëjë me pretendimet e tyre dhe deri sot nuk kemi ditur asgjë lidhur me gjendjen e tij apo se ku ndodhet”, u shpreh Selmani.

Ai theksoi se akuza lidhet me një rast të vitit 1999 në Sofali, por ai deklaron se familja nuk ka qenë fare në Kosovë në atë periudhë.

“Babai gjendet në burgun qendror të Beogradit me pretendimet për një vrasje që ka ndodhur në Sofali më 1999. Në atë periudhë babai bashkë me familjen nuk kemi qenë në Kosovë; nga 25 maji deri më 25 qershor kemi qenë në Maqedoni”, deklaroi ai.

Osman Selmani që u arrestua nga Serbia në Mutivodë, akuzohet për “krime lufte”

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika