Rafuna: Kosova po humb fonde të BE-së dhe investitorë për shkak të bllokadës institucionale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se vendi po përballet me pasoja të mëdha ekonomike si rezultat i krizës së zgjatur politike dhe bllokadës institucionale.

Rafuna, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se Kosova ka nevojë urgjente për reforma të thella në fusha kyçe si politikat fiskale, sundimi i ligjit, arsimi dhe shëndetësia, por theksoi se mungesa e stabilitetit po e pengon përparimin.

Ai shtoi se vendet e rajonit po ecin me ritëm më të shpejtë dhe po tërheqin investitorë, ndërsa Kosova sipas tij po mbetet prapa për shkak të bllokadës institucionale tash e 18 muaj.

“Pasojat janë të mëdha pasi është kërkesë urgjente që Kosova të hyjë nëpër reforma të thella, qoftë në reforma të politikave fiskale qoftë në ato të sundimit të ligjit në refomat e arsimit, shëndetësisë e kështu me radhë. Por, mbi gjitha këto Kosova është duke humbur në kuptimin e thithjes së investimeve të huaja pasi nuk është duke u përgatitë një ambient më miqësor në të bërit biznes në Kosovë. Shtetet për rreth nesh kanë ecur me hapa shumë të shpejt dhe janë shumë para Kosovës dhe janë duke marrë investitorë ndërsa ne nuk jemi duke e arritur këtë për shkak të bllokadës institucionale tash e 18 muaj”, u shpreh Rafuna.

“Ne jemi duke humbur marrjen e fondeve të ndryshme që do të ndihmonin në zhvillimin e Kosovës dhe ngritjen e standardit të qytetarëve dhe jemi duke humbur në reforma në procese të integrimit në BE dhe procese të tjera dhe jemi duke humbur tani nga plani i rritjes që patëm afat deri më 30 qershor e dështuam në realizimi ne refomave të kërkuara dhe humbjet janë me miliona. Këtë shumë ua kemi dhënë shteteve fqinje meqë ne dështuam”, u shpreh Rafuna.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika