Presidenti i Kolumbisë bisedë telefonike me Trump, në fokus përpjekjet kundër drogës dhe sanksionet

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro këtë të premte ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump. Gjatë bisedës telefonike ata u përqëndruan në përpjekjet e Kolumbisë për të zvogëluar kultivimin e bimës koka.

Sipas deklaratës, Kolumbia tha se kishte përmbushur një objektiv të rënë dakord më parë për zhdukjen e rreth 30,000 hektarëve me koka, përbërësin bazë të kokainës, në kuadër të një programi vullnetar.

Qeveria tha se tani pret që totali të arrijë në 41,000 hektarë deri në fund të vitit 2026. Ajo shtoi se financimi për programin është siguruar deri në fund të këtij viti.

Thirrja vjen ndërsa Petro hyn në javët e fundit të presidencës së tij, përpara se konservatori Abelardo De La Espriella të marrë detyrën.

Biseda u zhvillua gjithashtu në sfondin e marrëdhënieve të tendosura midis Bogotës dhe Uashingtonit. Në tetor, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Petros , duke e akuzuar atë për dështim në frenimin e tregtisë së drogës.

Petro i kërkoi Trumpit të hiqte sanksionin personal teksa presidenti amerikan u përgjigj se do të “bënte më të mirën e tij”.

Kolumbia ka qenë prej kohësh një nga partnerët më të ngushtë të sigurisë të Uashingtonit në Amerikën Latine dhe bashkëpunimi kundër drogës ka qenë një pjesë qendrore e kësaj marrëdhënieje për dekada të tëra.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika