Raportohet se linjat e energjisë elektrike në Kuvajt janë dëmtuar nga sulmet iraniane

Autoritetet në Kuvajt kanë dhënë detaje të reja mbi pasojat e sulmeve iraniane ndaj objektivave në Gjirin Persik, të cilat pasuan një valë sulmesh amerikane kundër Iranit.

Ministria e Energjisë Elektrike e Kuvajtit njoftoi se disa linja të energjisë janë dëmtuar nga copëzat e predhave gjatë sulmeve iraniane, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Sipas ministrisë, dëmet nuk kanë ndikuar në vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike. Ekipet emergjente kanë nisur vlerësimin e dëmeve dhe punimet për riparimin e tyre, në koordinim me autoritetet e sigurisë.

Ndërkohë, ministria bëri të ditur se energjia elektrike është rikthyer në të gjitha zonat e banuara që kishin mbetur pa furnizim si pasojë e daljes jashtë funksionit të disa linjave ajrore.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika