SHBA-ja nis sulme të reja ndaj Iranit, raportohen shpërthime në jug të vendit

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM), ka njoftuar se forcat amerikane kanë nisur sulme të reja ndaj Iranit.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, CENTCOM tha se operacioni është urdhëruar nga presidenti amerikan dhe synon të dobësojë aftësinë e Iranit për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

“SHBA-ja po e mban Iranin përgjegjës për agresionin e fundit të pajustifikuar ndaj anijeve tregtare dhe ekuipazheve civile që lundrojnë lirshëm në një rrugë ujore jetike ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, mediat iraniane kanë raportuar për shpërthime në disa zona në jug të Iranit pas sulmeve amerikane, raporton BBC.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se janë dëgjuar disa shpërthime në qytetet Konarak dhe Çabahar, ndërsa në disa pjesë të Çabaharit është ndërprerë energjia elektrike.

Televizioni shtetëror iranian IRIB njoftoi gjithashtu se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar në Bandar Abbas dhe se janë raportuar shpërthime në këtë zonë.

Sulmet e reja vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, pas përplasjeve të fundit lidhur me sigurinë e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.

Trump paralajmëron sulme të reja ndaj Iranit, thotë se armëpushimi “ka përfunduar”

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika