
Ujë Rugove zgjeron portofolin e produkteve të saj me lansimin e shishes së re 0.33L, një format praktik që i përgjigjet nevojave të konsumatorëve për hidratim të lehtë dhe të përshtatshëm në çdo moment të ditës. Me të njëjtën cilësi dhe freski që e karakterizon markën, shishja e re vjen në një madhësi ideale për ta pasur gjithmonë me vete.
Shishja e re është krijuar për ata që janë vazhdimisht në lëvizje, në punë, në shkollë, gjatë aktiviteteve sportive, udhëtimeve apo shëtitjeve të përditshme. Me dizajn kompakt dhe të lehtë për t’u bartur, ajo përshtatet lehtësisht në çantë, makinë apo çantën e sportit, duke e bërë hidratimin më të lehtë se kurrë.
“E vogël në madhësi, e madhe në freski” është mesazhi që shoqëron këtë lansim, duke reflektuar përkushtimin e Ujë Rugove për të ofruar produkte që i përgjigjen ritmit të jetës moderne, pa bërë kompromis me cilësinë e ujit natyral.
Me këtë shtim në linjën e produkteve, Ujë Rugove vazhdon të investojë në inovacion dhe në krijimin e zgjidhjeve që i afrohen nevojave reale të konsumatorëve, duke ruajtur standardet e larta që e kanë bërë një nga markat më të besuara të ujit në Kosovë.
Shishja e re Ujë Rugove 0.33L do të jetë së shpejti e disponueshme në markete dhe pika të shitjes në të gjithë Kosovën.
Për më shumë informacione, ndiqni kanalet zyrtare të Ujë Rugove dhe zbuloni risinë më të re që sjell freskinë pranë jush, kudo që shkoni.


