Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse

Dronët ukrainas goditën të enjten më shumë objekte nafte ruse si dhe dogjën dy cisterna nafte në Detin Azov, një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump u zotua t’i jepte Ukrainës licencën për të prodhuar sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.

Sulmet e Ukrainës ndaj rafinerive të naftës dhe infrastrukturës tjetër në të gjithë Rusinë kanë shkaktuar një krizë të gjerë të karburantit me mungesë benzine dhe racionimi të karburantit të raportuar në shumë rajone dhe shoferë që presin me orë të tëra për të mbushur rezervuarët e tyre, raorton AP.

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të rajonit perëndimor të Tverit të Rusisë, Vitaly Korolyov, tha se një sulm ukrainas me dronë shkaktoi një zjarr në një depo nafte në këtë qytet.

Në rajonin jugor të Stavropolit, guvernatori Vladimir Vladimirov tha se rezervuarët e naftës janë vënë në flakë nga dronët ukrainas. Ai tha se autoritetet urdhëruan evakuimin e banorëve të disa ndërtesave të banimit pranë objektit pasi zjarri u zgjerua.

Në Detin Azov, dronët ukrainas dogjën dy anije-cisternë, thanë autoritet lokale.

Në një shkrim në Telegram, Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se anijet u përdorën për të furnizuar me karburant ushtrinë ruse dhe për të transportuar naftë dhe produkte nafte duke anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.

Në ditët e fundit Ukraina ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj cisternave të naftës, pjesë e një fushatë që synon ndërprerjen e furnizimit me karburant për forcat ruse dhe izolimin e Krimesë së pushtuar nga Moska.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika