Policia sekuestron armë dhe qindra fishekë në një fshat në Zubin Potok

Policia ka bërë të ditur se ka zhvilluar sot operacion në fshatin Lucka Reka, në komunën e Zubin Potokut, ku ka sekuestruar një armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme municioni.

Sipas njoftimit të Policisë, aksioni u realizua si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët, të cilët kishin njoftuar se në një shtëpi të pabanuar në këtë fshat mund të fshiheshin armë dhe mjete të tjera ilegale, njofton Dukagjini.

Pas kontrollit të lokacionit, zyrtarët policorë gjetën dhe sekuestruan një armë të gjatë gjysmëautomatike, 392 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 123 fishekë të kalibrit 7.9 mm, 15 fishekë të pushkës së gjuetisë, 11 fishekë të pushkës së gjatë, tre fishekë manovrues, 18 fishekë të armës së shkurtër, dy fishekë të armës së gjatë, gjashtë gëzhoja të llojeve të ndryshme, si dhe një bajonetë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia bëri të ditur se deri më tani nuk është arrestuar asnjë person, ndërsa hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika