Kurti e cilëson konstruktiv takimin me Hamzën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka vlerësuar si konstruktiv takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja.

Pas takimit, Kurti tha se shpreson që fryma e bashkëpunimit të vazhdojë edhe në takimet e tjera me liderët politikë, me qëllim që institucionet të konstituohen brenda afateve kushtetuese.

“Me kryetarin Hamza u takuam së pari në këtë raund të këtyre takimeve meqenëse është edhe numri i dytë me numër të deputetëve pas Lëvizjes Vetëvendosje. E falënderoj kryetarin Hamza. Takimi ishte konstruktiv në atmosferë të vullnetit dhe interesimit për t’i dhënë institucione të reja në përputhje me vullnetin e popullit. S’kemi ndonjë rezultat konkret, të arritur që do të mund ta ndaja me publikun”.

Ai shtoi se pret që edhe takimi i pasdites me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të zhvillohet në të njëjtën frymë, ndërsa kritikoi Aleancën për refuzimin e ftesës për takim.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit, Kurti tha se kjo është një përgjegjësi që u takon të gjitha partive parlamentare, pasi zgjedhja e kreut të shtetit kërkon një konsensus më të gjerë politik.

Sipas tij, pikënisja duhet të jetë gjetja e një figure që nuk i përket asnjë subjekti politik dhe që gëzon integritet profesional e kombëtar.

“Vullneti është aty, atmosfera konstruktive duhet të vijojë të mbizotërojë. Duhet të jemi optimistë”.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika