Ndalohet një i mitur në Ferizaj, dyshohet se sulmoi me thikë dy persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka ndaluar për 24 orë një person të mitur, i dyshuar për përfshirje në një sulm me thikë ndaj dy personave në qytetin e Ferizajt.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj të miturit është marrë vendim për ndalim nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja në tentativë” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e 10 korrikut 2026, rreth orës 07:53, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj.

Sipas informatave fillestare, i dyshuari ka sulmuar me një mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, dy persona të tjerë. Pas incidentit, ai dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin, i cili më pas është ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Hetimet për këtë ngjarje janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika