Rihapet gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur të rihapë shqyrtimin gjyqësor në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ku të akuzuar janë Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj.

Vendimi për rihapjen e procesit është marrë pasi Prokuroria, gjatë fjalës përfundimtare, iu është referuar një video-incizimi të Kreshnik Mehmetajt duke gjuajtur me armë, si dhe disa provave balistike, të cilat, sipas gjykatës, nuk ishin paraqitur dhe administruar më herët gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Sipas vendimit, paraqitja e këtyre provave në fazën përfundimtare të procesit u ka pamundësuar palës mbrojtëse që t’i shqyrtojë dhe kundërshtojë ato në mënyrë të plotë, në përputhje me të drejtat procedurale të të akuzuarve.

Tre të pandehurit akuzohen për vrasjen e tre personave më 26 nëntor 2021 në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, ata dyshohet se, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një autobusi në rrugën “Ismajl Haradinaj”.

Nga sulmi mbetën të vrarë shoferi i autobusit G.Gj., si dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M.

Në seancën fillestare të mbajtur më 21 qershor 2023, Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj ishin deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika