Takimi Kurti-Hamza pa rezultat: PDK qëndron në opozitë, VV do president konsensual

Pa ndonjë rezultat ka përfunduar takimi i parë mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, dhe atij të PDK-së, Bedri Hamzës, i cili pas bisedës konfirmoi që si parti, do të qëndrojnë në opozitë edhe në këtë legjislaturë. Në anën tjetër, përkundër që nuk u arrit kurrfarë marrëveshje, Kurti u shpreh optimist që mund të gjendet zgjedhje për Presidentin, që tha se duhet të jetë figurë jashtë partive politike.

Para se të takoheshin sy me sy, Albin Kurti e Bedri Hamza, pritshmëritë i kishin të mëdha.

“Pres një takim kontstruktiv në mënyrë që të nisim formimin e institucioneve të reja”, deklaroi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Uroj dhe besoj që me pasë sukses, me pasë progres, vendi me pas institucione, me pas stabilitet institucional edhe me pas progres e përparim”, u shpreh Hamza.

Me këtë qasje hynë në takimin që do zgjaste 1 orë e 15 minuta.

Por, kur dolën jashtë, kumtuan që nuk arritën kurrfarë marrëveshje, ndonëse bisedën e konsideruan konstruktive.

I pari, u deklarua Bedri Hamza, duke konfirmuar pozicionin politik, tash e tutje.

“…qëndrimi jonë është që Partia Demokratike e Kosovës për këtë mandat është parti në opozitë. Dhe ne i dëshirojmë sukses zotit Kurti dhe të gjithë atyre që takohen, bisedojnë, t’i japin vendit institucione”, tha Hamza.

Por, përkundër këtij qëndrimi të PDK-së, Kurti u shpreh i hapur që në vazhdim mund të arrihet marrëveshje për Presidentin, për çka bëri edhe përllogaritje të votave.

“Le t’i mbledhim me shpejtësi, 93 deputetë, pra 53 Vetëvendosja, 22 PDK-ja dhe 18 LDK-ja, ne kemi numrin e mjaftueshëm të deputetëve që të konstituojmë të gjitha institucionet e legjislaturës së 11-të”, u shpreh Kurti.

Kështu, edhe e përshkroi Presidentin potencial, e përgjegjësi për këtë tha se kanë të gjitha partitë në Kuvend.

“… një figurë konsensuale, dikush i asnjë partie, përtej polemikave të skenës aktuale, që i ka vlerat e dëshmuar kombëtare e profesionale dhe të jetë shprehje e unitetit… Për qeverisje përgjegjësia bie mbi ne, por për zgjedhjen e presidentin të gjithë kemi përgjegjësi”, tha ai.

Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu ende nuk ka caktuar datën për seancë konstituive derisa sot është dita e dytë e afatit 30 ditor për këtë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika