Takimet Kurt- Hamza – Abdixhiku: Konsiderohet e vështirë arritja e një marrëveshjeje

Një orë e 15 minuta zgjati takimi i Bedri Hamzës, i cili i vetëm i shkoi në tavolinë Albin Kurtit e Hekuran Muratit.

Më shumë zgjati takimi tjetër, ai me Lumir Abdixhikun e Vjosa Osmanin, të cilët shkuan në takim në orën 18:00 e qëndruan për më shumë se dy orë të premten.

Kur takimi përfundoi, palët u shprehën optimistë, por pa dhënë kurrfarë detaji për ndonjë ofertë të mundshme.

“Synimi ynë është që t’i evtiojmë zgjedhjet e reja. Ekziston një gatishmëri e vullnet”, ka thënë Albin Kurti, Kryeministër në detyrë.

“U angazhuam për diskutime rreth parimeve kryesore. Vlerave dhe ideve programore për të cilat kemi interes”, ka thënë Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK-së.

Përkundër optimizmit të shprehur dhe lënies së mundësisë për takime të tjera, njohës të çështjeve politike e vlerësojnë si të vështirë arritjen e një marrëveshjeje mes partive.

“Besoj që do jetë e vështirë, sepse pritshmëria ishte te PDK-ja, por tani krejt shikimi ka shkuar te LDK-ja”, ka thënë Ben Andoni, Njohës i çështjeve politike.

Pikërisht tani me LDK-në, vlerësohet që ka diçka më shumë gjasa.

“Më realist më duket një bashkëpunim mes LDK dhe VV, por vetëm nëse palët arrijnë që ta ndajnë çështjen e formimit të qeverisë nga ajo e zgjedhjes së presidentit”, ka thënë Basri Muja, Njohës i çështjeve politike. 

Megjithatë, deri te arritja e një marrëveshjeje, para ndarjes eventuale të pushtetit, vlerësohet që ekziston një tjetër pengesë për t’u kaluar.

“Abdixhiku është në pozicionin më të vështirë, sepse edhe nëse ai do dakordohet atij i duhet ti unifikojë anëtarët që kanë probleme”, ka thënë Ben Andoni, Njohës i çështjeve politike.

“Pengesë kryesore e shoh situatën e brendshme të LDK-së, dhe gatishmërinë e saj për të marrë një vendim të unifikuar’’, ka thënë Basri Muja, Njohës i çështjeve politike.

Ndërkohë, të shtunën u konsumua edhe dita e tretë e afatit për konstituim të Kuvendit, proces i cili më së largu duhet të përfundojë më 8 gusht.

 

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika