Tre të lënduar në një aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Pejë

Foto ilustruese

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Llazicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 12:30 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Llazicë (rruga Prishtinë–Pejë), ku ishin të përfshira dy automjete. Tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa asnjëri prej tyre nuk është hospitalizuar, pasi janë liruar për në shtëpi. Rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka deklaruar Elezaj.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika