Rasti në Pediatri, QKUK merr masa: Suspendohet punëtori teknik, katër infermierë me masa të përkohshme

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka formuar një komision ad-hoc për të zhvilluar hetim administrativ lidhur me shqetësimet e ngritura publikisht për trajtimin e një fëmije në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas njoftimit të QKUK-së, drejtori i këtij institucioni ka marrë vendim për formimin e komisionit, i cili do të shqyrtojë të gjitha rrethanat e rastit, përfshirë pretendimet për trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, si dhe çdo lëshim të mundshëm, nga aspektet menaxheriale deri te ato teknike.

“QKUK ka pranuar me seriozitet shqetësimet e ngritura publikisht lidhur me përvojën e një familjeje gjatë trajtimit të fëmijës së tyre në Klinikën e Pediatrisë”, thuhet në njoftim.

Nga QKUK bëjnë të ditur se gjatë verifikimeve fillestare janë evidentuar disa parregullsi, përfshirë ato të pasqyruara edhe në fotografitë e publikuara. Për këto raste janë dhënë vërejtje ndaj personave përgjegjës në zinxhirin hierarkik menaxherial, ndërsa një punëtor i shërbimeve teknike është suspenduar përkohësisht.

Po ashtu, për të siguruar zhvillimin e paanshëm të hetimit administrativ lidhur me pretendimet për trajtimin e pacientit dhe sjelljen e stafit, janë ndërmarrë masa të përkohshme administrative ndaj katër infermierëve.

QKUK ka bërë të ditur se pas përfundimit të hetimit administrativ do ta informojë publikun për gjetjet e komisionit dhe masat që do të ndërmerren, me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike shëndetësore.

Ndryshe, dje Një nënë ka ndarë përvojën e saj pas qëndrimit në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku kishte dërguar djalin e saj dyvjeçar për trajtim pas disa ditësh me të vjella dhe diarre.

Sipas rrëfimit të saj, pas kontrollit mjekësor dhe analizave, fëmija u vendos të shtrohej në Pediatri për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ajo ka treguar se gjatë qëndrimit në klinikë është përballur me vështirësi që lidhen me mungesën e disa kushteve bazike, duke përmendur pritjen për pranim, vështirësi gjatë vendosjes së kanilës, si dhe shqetësime për higjienën në dhomën ku duhej të qëndronte djali i saj.

“Një fëmijë dyvjeçar, i sëmurë, i dehidratuar dhe i lodhur, duhej të shpohej disa herë derisa procedura të kryhej me sukses”, ka shkruar ajo, duke shtuar se kishte kërkuar që procedura të kryhej nga dikush me më shumë përvojë.

Nëna ka ngritur shqetësime edhe për kushtet në repart, duke pretenduar se në dhomë kishte mungesë të çarçafëve të pastër, sapunit dhe mjeteve bazike të higjienës

Ajo ka theksuar se kërkesat e saj nuk lidhen me luks, por me kushte minimale për një ambient ku trajtohen fëmijë të sëmurë.

“Ne nuk kërkojmë dhoma private apo komoditete të veçanta. Kërkojmë pastërti, higjienë, masa bazike të kontrollit të infeksioneve dhe komunikim profesional me prindërit”, ka deklaruar ajo.

Në rrëfimin e saj, nëna ka përmendur edhe një situatë pas trajtimit, kur kishte kërkuar heqjen e kanilës së djalit, por sipas saj ishte përballur me vonesa dhe mungesë koordinimi mes stafit të ndërrimeve.

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika