Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës, Kamberi nis iniciativën për shkarkimin e ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se ka iniciuar procedurat për shkarkimin e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratës së saj se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Kamberi, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se se mungesa e reagimit nga institucionet më të larta të Serbisë ndaj kësaj deklarate tregon se ato po solidarizohen me qëndrimin e ministres.

Ai shtoi se në Serbi vazhdon të kultivohet një narrativë që mohon krimet e luftës, glorifikon kriminelët e dënuar dhe minimizon përgjegjësinë e shtetit serb për luftërat e viteve ’90.

“Po meqenëse që nga deklarimi e deri tani nuk ka asnjë reagim nga ministritë kompetente të Serbisë e as nga kryeministrja e presidenti i Serbisë i bie se po solidarizohen me një deklaratë të atillë dhe dëshmojnë se politikat e Serbisë vazhdojnë dhe mbesin një ndër synimet kryesore të këtij regjimi të cilat janë ringjallur sidomos pas vitit 2016. Qeveria e Serbisë qëndron në frekuenca të njëjta me ministren sepse në vazhdimësi në Serbi po kultivohet një narracion që ka të bëjë me mohimin e krimeve të luftës, glorifikimin e kriminelëve të dënuar dhe tentativën për të minimizuar për të gjitha ato që ka bërë Serbia në luftërat e viteve të 90-ta”, u shpreh Kamberi.

Kamberi bëri të ditur se i është drejtuar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Misionit të OSBE-së dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi lidhur me këto deklarata që i quajti skandaloze.

Po ashtu, ai njoftoi se në Parlamentin e Serbisë ka dorëzuar një iniciativë për shkarkimin e ministres Paunoviq, duke kërkuar mbështetjen edhe të deputetëve të opozitës.

“Unë sot kam iniciuar një shkresë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Misionin e OSBE-së dhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi si dhe në Parlament kam dërguar iniciativën për shkarkimin e ministres në fjalë duke kërkuar edhe mbështetjen e deputetëve opozitarë që t’i bashkëngjitën një iniciative të tillë. Në rast se nuk ka mbështetje nga ta unë vetë do ta dorëzojë inicimin për shkarkimin e saj”, u shpreh Kamberi.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika