Komuna e Drenasit shton kontrollet inspektuese për mbrojtjen e shëndetit publik

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Drenasit ka njoftuar se ka shtuar aktivitetet inspektuese në tërë territorin e komunës, me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të masave për menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik gjatë sezonit veror.

Sipas njoftimit të komunës, kontrollet në terren janë duke u zhvilluar në pikat e grumbullimit të mbeturinave, subjektet afariste, veçanërisht ato të gastronomisë, si dhe në hapësirat publike.

“Inspektimet janë duke u zhvilluar në terren me fokus te pikat e grumbullimit të mbeturinave, subjektet afariste, veçanërisht ato të gastronomisë, në hapësirat publike dhe të gjitha pikat për të siguruar zbatimin e obligimeve të përcaktuara sipas urdhëresës së MMPH-së”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Nga Drejtoria e Inspeksionit kanë bërë të ditur se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa ndaj personave dhe bizneseve që nuk respektojnë dispozitat ligjore do të ndërmerren masa.

“Këto aktivitete do të vazhdojnë nga të gjithë zyrtarët e Drejtorisë, me kontrolle të shtuara dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj atyre që konstatohet se nuk respektojnë dispozitat ligjore dhe urdhëresën në fuqi”, thuhet në njoftim.

Komuna ka bërë apel te qytetarët dhe subjektet afariste që të respektojnë masat për menaxhimin e mbeturinave, me qëllim ruajtjen e ambientit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

 

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika