Vuçiq relativizon thirrjen e Paunoviqit për spastrim etnik, duke rikthyer narrativën e Beogradit se “250 mijë serbë u spastruan etnikisht”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka tentuar të zbusë pasojat politike të deklaratës së ministres Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Megjithatë, në vend që ta dënonte qartë këtë deklaratë, Vuçiq e relativizoi atë dhe njëkohësisht përsëriti narrativën e Beogradit, sipas së cilës viktima të spastrimit etnik në Kosovë kanë qenë serbët, e jo shqiptarët.

Duke folur para gazetarëve, Vuçiq e cilësoi deklaratën e Paunoviqit si “të pakujdesshme” dhe tha se ajo nuk përfaqëson politikën e tij apo të Qeverisë së Serbisë.

“Kjo deklaratë nuk pasqyron vullnetin dhe politikën e Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm. Politika jonë është dialogu, kompromisi, bisedimet dhe kurrë spastrimi etnik”, deklaroi ai.

Megjithatë, menjëherë pas kësaj, Vuçiq përsëriti një nga narrativat më të njohura të politikës serbe për Kosovën, duke pretenduar se “250 mijë serbë, jo shqiptarë, u spastruan etnikisht”. Me këtë deklaratë ai shmangu adresimin e krimeve të dokumentuara të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998–1999 dhe e zhvendosi fokusin te pretendimet e Beogradit për largimin e serbëve pas përfundimit të luftës.

Të njëjtën linjë argumentimi sikurse të Vuçiqit e ka ndjekur edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka deklaruar se pas luftës nga Kosova janë larguar rreth 240 mijë serbë dhe se vetëm një pjesë e vogël e tyre janë kthyer.

Vuçiq shkoi edhe më tej duke pretenduar se vetë ministrja Snezhana Paunoviq është “viktimë e spastrimit etnik”, ndërsa ritheksoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe paqes.

Deklarata e presidentit serb vjen një ditë pasi autoritetet e Repulikës së Kosovës e shpallën Paunoviqin persona non grata, duke i ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës për shkak të deklaratës së saj.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika