Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për veprën penale “Rrezikim i sigurisë së aviacionit civil”, i cili dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Janjevë të komunës së Lipjanit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është iniciuar më 16 korrik, pas konsultimit me prokurorin, ndonëse ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 13 korrik rreth orës 21:50.
“Fsh. Janjevë, Lipjan, 13.07.2026 – 21:50. Më 16.07.2026, në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti i lartcekur, pasi që policia kishte pranuar një informatë se më 13.07.2026 kishte ndodhur rasti i lartcekur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.