Nafta shtrenjtohet ndjeshëm mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Çmimi i naftës Brent, standardi ndërkombëtar që përdoret si pikë referimi për çmimet e naftës në tregjet globale, është ngjitur mbi 84 dollarë për fuçi dhe është në rrugën e duhur për të shënuar një rritje javore prej më shumë se 10 për qind.

Rritja vjen ndërsa përshkallëzimi i tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka shtuar shqetësimet për ndërprerje të furnizimit me naftë nga Lindja e Mesme.

Sipas raportimeve, Shtetet e Bashkuara kanë kryer disa sulme ndaj Iranit gjatë kësaj jave, duke goditur për herë të parë një cisternë nafte pranë terminalit kryesor të eksportit të vendit që nga rivendosja e bllokadës ndaj porteve iraniane.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar gjithashtu se SHBA-ja mund të shënjestrojë javën e ardhshme edhe infrastrukturën e Iranit, nëse përpjekjet diplomatike nuk sjellin përparim.

Nga ana tjetër, sipas raportimeve, Teherani u ka kërkuar rebelëve Houthi në Jemen që të mbyllin Ngushticën Bab el-Mandeb, një korridor strategjik për eksportin e naftës saudite përmes Detit të Kuq, në rast se infrastruktura energjetike e Iranit sulmohet.

Ndërkohë, trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit ka rënë ndjeshëm pas përshkallëzimit të fundit të konfliktit.

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ka ndikuar edhe në Kosovë, ku gjatë ditëve të fundit është shënuar rritje e çmimeve të derivateve.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit të ministrisë, një litër naftë do të shitet me çmim maksimal prej 1.60 euro, duke shënuar rritje krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkaq, çmimi maksimal i benzinës është caktuar në 1.43 euro për litër, ndërsa një litër gaz do të kushtojë 0.60 euro.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika