IKSHPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta, vapa mund të rrezikojë shëndetin

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke paralajmëruar se vapa mund të paraqesë rrezik për shëndetin, veçanërisht për kategoritë më të ndjeshme të popullsisë.

IKSHPK thekson se fëmijët, të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike janë më të rrezikuar nga efektet e temperaturave të ngritura.

“Temperaturat e ngritura mund të paraqesin rrezik për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike”, thuhet në njoftimin e institutit.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga efektet e vapës, duke u kujdesur jo vetëm për veten, por edhe për familjarët dhe personat që kanë nevojë për mbështetje.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ju fton të ndiqni rekomandimet për mbrojtje nga efektet e vapës dhe të kujdeseni për veten dhe të afërmit tuaj”, thekson IKSHPK.

Autoritetet shëndetësore këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë mjaftueshëm lëngje dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve shëndetësore për të reduktuar rrezikun nga temperaturat e larta.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika