Gazetari kroat: Kompanitë e Veselinoviqit po kryejnë punë e po paguhen nga buxheti i “Republika Srpskas”

Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, ka thënë se biznesmeni serb Zvonko Veselinoviq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka angazhuar makineritë e kompanisë së tij në projekte infrastrukturore të financuara nga buxheti i Republikës Sërpska, në rajonin e Foçës, duke i cilësuar ato si pjesë të një skeme të dyshuar të pastrimit të parave.

Sipas Margetiqit, kompania Inkop, e lidhur me Veselinoviqin, vazhdon të punojë në projekte të administratës së presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik. Ai pretendon se këto projekte shërbejnë për transferimin dhe pastrimin e fondeve që, sipas tij, burojnë nga korrupsioni dhe keqpërdorimet financiare në Serbi.

Në postimin e tij, gazetari thotë se makineritë janë zhvendosur nga zona e Bukova Kosës në Prijedor drejt Foçës dhe se, megjithëse janë bërë përpjekje për të fshehur shenjat identifikuese në to, lidhja me kompaninë e Veselinoviqit mbetet e dukshme.

Margetiq pretendon gjithashtu se punimet publike po përdoren për të ndërtuar infrastrukturë që favorizon interesa private, përfshirë rrugë që çojnë drejt objekteve hoteliere në Parkun Kombëtar Sutjeska, të cilat, sipas tij, kontrollohen nga persona të lidhur me Veselinoviqin.

Sipas tij, Republika Sërpska është shndërruar në një nga qendrat kryesore për pastrimin e parave të rrjeteve kriminale, përmes projekteve publike dhe kompanive të lidhura me Zvonko Veselinoviqin.

Pretendimet e Margetiqit nuk janë komentuar deri më tani nga autoritetet e Republikës Sërpska, kompania Inkop, Zvonko Veselinoviq, apo institucionet e Serbisë. Nuk ka gjithashtu konfirmim të pavarur që do të vërtetonte akuzat e publikuara nga gazetari kroat.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika