Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka bërë të ditur se ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës, pas një operacioni kërkim-shpëtimi.
Sipas njoftimit, pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës, FSK ka angazhuar menjëherë Ekipin e Kërkim-Shpëtimit për të ndërhyrë në zonë.
Pas operacionit të zhvilluar në orët e vona, ekipi ka arritur ta gjejë trupin e pajetë të personit me inicialet A.A.
Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.