SHBA sulmon Iranin për natën e nëntë radhazi, përshkallëzohen tensionet në Hormuz

Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë natën e nëntë radhazi sulme ajrore ndaj Iranit, ndërsa numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në konflikt është rritur në tre, sipas autoriteteve amerikane.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), tha se sulmet kishin për qëllim dobësimin e kapaciteteve të Iranit për të sulmuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas mediave iraniane, raketat amerikane goditën disa qytete, përfshirë Tabrizin, Chabaharin, Konarakun, Bandar Mahshahrin dhe Bandar Imam Khomeinin.

Nga ana tjetër, Garda Revolucionare Islamike e Iranit njoftoi se ka goditur objektiva ushtarake amerikane në Kuvajt, si dhe ka sulmuar avionë amerikanë në aeroportin Aqaba të Jordanisë me raketa balistike. Garda tha gjithashtu se ka kryer një sulm ndaj një qendre të operacioneve speciale amerikane në zonën Al-Tanf të Sirisë, raporton The Guardian.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet e fundit u kryen në nderim të ushtarëve amerikanë të vrarë ditët e fundit.

Sipas ushtrisë amerikane, një ushtar u vra në Irak gjatë çaktivizimit të një droni iranian, ndërsa dy të tjerë humbën jetën në Jordani nga një sulm iranian. Numri total i ushtarëve amerikanë të vrarë që nga fillimi i luftës ka arritur në 17, ndërsa mbi 420 të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë, Ministria iraniane e Shëndetësisë tha se gjatë tre javëve të fundit nga sulmet amerikane janë vrarë 50 persona dhe janë plagosur më shumë se 500.

Po ashtu, autoritetet britanike të sigurisë detare njoftuan për një anije në flakë pranë brigjeve të Omanit, ndërsa Garda Revolucionare pretendoi se dy cisterna nafte u hodhën në erë gjatë përpjekjes për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit. Ky pretendim nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Garda Revolucionare paralajmëroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e pasigurt për sa kohë vazhdon “agresioni amerikan” në rajon, ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, akuzoi Iranin se po e përdor këtë rrugë detare si mjet presioni ndaj botës dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të shtojnë përpjekjet për mbrojtjen e lundrimit ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika