Ramadan Rama nderohet në Rahovec, themelohet fondacion humanitar në emër të tij

Rahoveci nderoi jetën dhe kontributin e Ramadan Ramës, themeluesit dhe ish-drejtorit të Qendrës për Punë Sociale të kësaj komune. Në mbledhjen komemorative, ai u kujtua si figurë e përkushtuar ndaj njerëzve në nevojë. Djali i tij, Fidan Rama, njoftoi themelimin e fondacionit “Ramadan Rama”, që ka për synim ta vazhdojë misionin humanitar të babait të tij.

Një jetë e tërë në shërbim të njerëzve u kujtua me mirënjohje dhe respekt.

Familjarë, miq e bashkëpunëtorë u mblodhën të martën në Rahovec për të nderuar jetën dhe veprën e Ramadan Ramës, ish-drejtorit të Qendrës për Punë Sociale të kësaj komune, përmes një mbledhje komemorative.

Trashëgimia e tij pritet të vazhdojë, pasi djali i Ramës, ka vendosur të themelojë një fondacion me emrin e të atit.

“Unë së shpejti do të filloj procedurat për themelimin e një fondacioni që do ta mbajë emrin e babit, Ramadan Rama, i cili do t’i dedikohet pikërisht kategorive që babi u mundua aq shumë t’i ndihmojë. Pra, Fondacioni “Ramadan Rama” do të ketë pikërisht këtë qasje, do të ketë këtë mision, vazhdimin e rrugës që e ka ndjekur babai im”, u shpreh Fidan Rama.

Fjalë të mira e kujtime nostalgjike për Ramën, foli edhe shoku i tij i jetës, Tomor Xërxa.

“Kujtimi, miqësia dhe vlerat që na la, do të jenë gjithmonë në zemrat tona, dhe një herë ngushëllime familjes, lamtumirë shoku im Ramadan, do të përkujtojmë me respect dhe mall, qoftë i përjetshëm kujtimi për ty”, tha Xërxa.

Me fjalë vlerësimi u shpreh edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Ndarja nga jeta e bacës Ramadan Rama, na ka pikëlluar të gjithëve, sepse ishte nga ata njerëz që për dekada me radhë ishte pranë njerëzve në qastet kur ata kishin më së shumëti nevojë për mbështetje, mirëkuptim dhe shpresë. Kam pasur fatin ta njoh nga afër”, u shpreh Latifi.

Ramadan Rama themeloi Qendrën për Punë Sociale në Rahovec në vitin 1978, institucion të cilën e udhëhoqi për 30 vite.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika