Puna që bëri për 181 ditë iu shkatërrua për më pak se 30 minuta.
Krejt kulturat bujqësore që mbolli, bostan, speca, misër e kumbulla u dëmtuan nga reshjet e shiut me breshër pasditen e së hënës.
Arton Gjocaj, nga Kovraga e Istogut tregon për krejt dëmin që iu shkaktua.
Ai pret edhe mbështetje këtë herë nga qeveria meqë kur u dëmtua herën e kaluar nuk u kompensua.
20 mijë euro investim iu shkatërruan edhe bashkëfshatarit të tij Xhevdet Gjocaj.
Ai thotë që i kërkoi ministrit që t’i mbështesin.
Për këtë në Istog bashkë me kryetarin e komunës Ilir Ferati, bujqit i vizitoi ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja.
Fillimisht Ferati tha se kanë formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve.
Premtim për ndihmë iu dha edhe ministri në detyrë i Bujqësisë.
Brenda tetë ditësh pritet që të bëhen publike raportet të cilat do të vërtetojnë vlerën e dëmit, ndërkohë ministri i bujqësisë nuk bëri të ditur nëse bujqit do të kenë mbështetje të menjëhershme.